U kap me kokainë dhe pistoletë, ar restohet këngëtari i njohur grek

Policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur, Notis Sfakianakis, pasi u kap me një sasi droge dhe armë në makinë.

Sipas mediave greke arrestimi i artistit u bë rreth orës 20:00, kur policia gjatë kontrolleve për masat anti covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.
Pas kontrollit në makinë policia i gjeti një armë, rreth dy gram kokainë dhe një pajisje shkarkimi elektrike.
“Unë i kam për sigurinë time,” mësohet se i ka thënë Notis Sfakianakis, i cili ishte plotësisht bashkëpunues me policinë.

Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli – Elliniko, ku u zbulua se armën që ai zotëronte e kishte pa leje.

Artisti i njohur grek përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Loading...