Rama: Dialog që ta bëjmë ligj punësimin e 1 mijë studentëve ekselentë në administratë

“Në Shqipëri ka bursa ekselence dhe unë mendoj që në këtë proces mund të bëjmë një zgjerim, por kjo duhet biseduar”. Kështu e nisi kryeministri Edi Rama adresimin e një shqetësimi të studentëve në dialog me ta. “Kjo duhet biseduar, ashtu si duhet biseduar edhe punësimi në administratë”, theksoi ai.

“Unë kam një propozim, por kujt t’ia them? Për punësimin në administratë të studentëve ekselentë që e meritojnë, nuk u ka shkuar në mendje as Monikës dhe as Taulantit, që hyri në histori edhe pse nuk e meriton”, tha ai, duke shpjeguar propozimin se për këta studentë mund të ofrohen vende pune në administratë.

“Nuk futesh do të administratën publike ka konkurs, ky është ligj europian dhe i mbyllur. Por që të futesh në konkurs mesatarja mbi 9 të favorizon, por duhet eksperiencë pune. Le ta bëjmë me ligj e e ta çojmë në parlament si rezultat i aleancës sonë”, kërkoi kryeministri Rama duke iu adresuar studentëve.

“1 mijë vende pune në administratë për studentët me mesatare mbi 9. Iu ofrohet vend pune, ka vend pune gati ministria e Financave, pranon studentë, 1 apo 3 vjet eksperiencë pune dhe kështu me radhë. Dikush ju ka mësuar se provimet merren me kopje, unë nuk lexoj kopje, dua origjinalin që ta diskutojmë këtë gjë”, theksoi Rama./atsh

Loading...