Policia qëllon për vdekje foshnjën, po ndiqte të atin

Një foshnje një-vjeç është vrarë nga policia në Kanada, pasi babai që kishte humbur kujdestarinë e mori atë, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë.

Ata u mqëlluan disa herë me armë.

Incidenti i rëndë ndodhi në një zonë rurale të liqeneve Kawartha në Ontario, pasi policia mori njoftime për dhunë familjare dhe ndoshta pengmarrje, sipas raportimeve.
Njësia hetuese tha se babai, i cili tentonte t’i shpëtonte policisë, u përplas me makinë me një mjet të policisë së Ontario, para se tre oficerët të hapnin zjarr duke e plagosur rëndë të dyshuarin 33 vjeçar dhe duke vrarë në vend fëmijën 1-vjeçar.
“Burri u qëllua dhe u dërgua me heliopter në spital në gjendje të rëndë. Brenda automjetit të burrit ishte djali i tij një-vjeçar, i cili kishte marrë goditje fatale”, tha zëdhënsja e policisë Monica Hudon.

Një armë zjarri u zbulua në makinën e të dyshuarit, ndërsa një rezident lokal dëshmoi se ai ishte përpjekur të merrte peng djalin e tij, pas një konflikti me nënën.

Qyteza zakonisht e qetë e Kawartha në qendër të Ontario është trondiur nga incidenti i rëndë.

“Komuniteti ende nuk e beson atë që ka ndodhur,” tha kryebashkiaku Andy Letham, i cili shtonte se vlerëson punën e policisë në mbrojtje të qytetarëve./a.m/NOA.al

Loading...