Përkthyer në shqip nga studiuesi i përjetshëm: Altin Kocaqi
Jakob Philipp Fallmerayer për shqiptarët;
Ekziston në Gadishullin Ilirik një etni e tillë që gjuha e saj, sipas tipeve dhe rrënjëve të fjalëve, nuk ka as më të paktën ngjashmëri me gjuhën greke(!!!), as me gjuhën turke dhe as me vëndet e afërta veriore të Danubit që sot flasin gjuhën sllave.
Ky popull e quan veten shqiptarë ndërsa vendin që banon e quajnë Shqipëri ose në dialekt Shqipni.
Etnitë e tjera të afërta dhe të largëta i njohin dhe i quajnë shqiptarët nga fillesat kur shfaqen në histori si Alvanus, Arvanites, Arnaute; ndërsa vendin e quajnë Alvanian, Arvanian, Arbënian.
Atdheu i shqiptarëve, ose banesa e shumëvjetër që në kohën që e njohu historia, ishte një vend malor rreth 100 orë në gjatësi dhe rreth 300 orë në gjerësi me kufinjtë jugor në gjirin e Amvrakias dhe deri në liqenin e Shkodrës; nga perëndimi fillon nga detet Jon e Adriatik mbi malin Pindit, i ngushtë dhe i gjatë me male e dete. Njëra pjesë në jugperëndim që në lashtësi quhej Epir dhe tjetra në veri quhej Iliri .
Në kohët kristiane nuk përmendet asgjëkundi as etnia dhe as Atdheu i shqiptarëve.
6.Vetëm në Bibliotekën Akademike të Aleksandrisë gjendet në shek II mb.kr një shënim gjeografik që tregonte ekzistencën e qytetit ‘Albanopoli mali Albanon dhe etnos Albanon ose Arvanitas në kufijtë e Epirit dhe të Ilirisë
Në analet historike Shqiptarët erdhën dhe u shfaqën nën Bizantin jo para shek XI mb. kr. Të pavarur dhe mbajtës të vendeve të tyre u shfaqen në horizontin politik sidomos në kohën e Turqisë në fillim të shek XIV e s.
8.Etnia e shqiptarëve ndahet në dy fise, Gegët dhe Toskët, të cilët e flasin këtë gjuhë nga kohët e vjetra. Dialektet ndryshojnë nga njeri tjetri saqë pa përkthyes askush nuk kuptohet ose të paktën kuptohen me vështirësi.
Kufiri midis Gegëve dhe Toskëve është lumi i Shkumbinit (Gjenusi=lindësi): në pjesën e sipërme të maleve të tij mundemi të njohim Elbasanin e qytetin e vjetër Albanopolis të Aleksandrasve.
Nga Shkumbini në kufi me Malin e Zi shtrihet vendi i Gegëve dhe vendi i Toskëve shtrihet nga jugu i lumit të përmëndur deri në gjirin e Amvrakias .
Gegët dhe Toskët që sot njihen me emrin e përbashkët Shqipëtar, as në lashtësi dhe as sot, nuk kanë formuluar një politikë bashkuese si në vëndet gjermanike .
12.Banorët e krahinave shqiptare, Gegë e Toskë, nuk banojnë vetëm këtë vend që quhet Shqipëri dhe as e mbulojnë atë të gjithin.
Një pjesë e mirë e rracës shqipëtare, pas pushtimit, lëvizën nga Epiri dhe Iliria në drejtim të Italisë nga Sicilia, ndërsa shumë bashki të këtij vendi sot banohen nga Sllavët, Grekët, Vllehrit.
Pjesë e popullsisë së mbretërisë Greke emigroi si popull marinar dhe bujqësor dhe u vendos edhe në Shqipëri. Arrnautët dhe Arvanitët, të cilët dhe sot flaën shqip, i përkaën krahinës së Toskërisë dhe përfaqësojnë fenë ortodokse të Lindjes.
Albanët, ose arvanitët apo shqiptarët, nuk ishin as popullsi bujqërish dhe as filologji etnikë; ata nuk kishin as alfabet të përbashkët dhe aspak vepra shpirtërore prodhuar për një mijë vjetë egzistencë; por ata na dhanë një provë të gjallë se edhe nëse një komb vetëdështon nga njohuritë e qytetërimit njerëzor, ekziston si luftarak e burrëror dhe mund të mbijetojë pa u njohur, pa akademi, pa shkencë dhe pa alfabet dhe të ruajë të pahumbur që nga fillesat këtë forcë në mes etnive të shkolluara.
Për kaq shumë kohë shqiptarët mbetën kudo në vendnumëro në oligarki dhe të pandryshuar; dhe kjo vjen si nga mosveprimi shekullor ashtu dhe nga narkoza e Lindjes.
Shqiptarët, patjetër që munden të zhvillohen të lirë në natyrë, por në karakterin e tyre janë kurdoherë miqësorë, kryengritës, të pafe, të krishterë, të ashpër dhe patjetër të zhdërvjellet, të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak. Nuk u pëlqenin idetë e përgjithshme, ndjenjat politike, përveç mendësisë dhe filozofisë për mençuritë e botës.
Pjesa eshte shkepur nga libri autorit arvanit Panajoti Kupitori STUDIME SHQIPTARE, TË VËRTETA HISTORIKE DHE FILOLOGJIKE RRETH GJUHËS DHE ETNISË SHQIPTARE ,Sh.b “Tipografia tu mellondas” Athinë 1879.