Probleme me drejtësinë? Saimiri i ‘Love Story’: Policja më ndaloi dhe kërkoi foto

Saimiri, protagonisti i emisionit “Love Story” ka treguar incidentin e tij me Policinë e Shtetit.

Në emisionin e sotëm, ai është shprehur se është ndaluar nga policia kur po kthehej me makinë në shtëpi pas orës 11:00, duke shkelur kështu edhe orën policore.
Ai ka treguar se pasi e ndaluan, policja e njohu dhe më pas i kërkoi edhe një foto, duke mos harruar që t’i uronte edhe suksese.
“Isha duke shkuar për në shtëpi, u vonova pak dhe më ndaluan në postbllok. Ishte një police dhe një polic.

Kur më pa, ajo më njohu, tha oh princi…të ndjekim na pëlqen, suksese. Më kërkuan foto, i thashë patjetër. I përshëndes nëse na sheh,”- u shpreh Saimiri.

Loading...