Rama: Do jetë dimër i vështirë, po kalojmë më të keqen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me studentët në portalin studentor se ky dimër do të jetë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore, megjithatë shtoi se do të dalim të fortë nga kjo sfidë.

Ai tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë shtrënguese duke qenë se sipas tij situata duket në ekuilibër, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore.
Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.Masat shtrënguese nuk i vë unë por eskpertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ.

Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër.

Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, u shpreh Rama.

Loading...