Emri/ U ek zekutua me 8 pl umba në Vlorë, kush është 29-vjeçari i v rarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jug të vendit ku një i ri u ekzekutua pranë Orikumit.

Mësohet se viktimë e një atentati ka mbetur 29-vjeçari Benjamin Bozhani.
Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në dy biznese afër zonës, të cilat mund të ndihmojne për identifikimin e autorëve.

Loading...