Rama: Kolaudimi i kalon shtetit, ja risitë lehtësuse për drejtuesit e automjeteve

Kryemistri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin se kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi) tashmë do të kryhet nga shteti. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook Rama njofton se ky shërbim, nga janari i 2021 do të ketë disa risi që janë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.

Sipas Ramës risitë janë:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR

Loading...