Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja makabre që tronditi Vlorën këtë mbrëmje.
Mësohet se 27-vjeçari Benjamin Bezhanaj në momentin e atentatit dhe më pas atij të ekzekutimit nga autorë ende të paidentifikuar sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit dhe po shkonte te të afërmit e tij.
Kujtojmë që makina e të riut u gjet nga një qytetar i cili njoftoi policinë për praninë e viktimës së vrarë.
Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen./LajmiiFundit.al