DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një shkollë të re të bërë në qytetin e Durrësit. Ai ka deklaruar se punimet kanë qenë shumë të mira, por megjithatë ka pasur kritikë, për t’i kushtuar më shumë vëmendje detajeve. Për këtë, ai solli edhe një shembull.
” Detajet Dritan, janë disa gjëra të fundit, që po nuk u kuruan, ato fillojnë pastaj…Është bërë një eksperiment mes dy ashensor të prodhuar në të njëjtën ditë, të vendosur në të njëjtën godinë, përpara se të vendosej njëri u zhgarravit, tjetri u vu i ri. I zhgarravituri u prish më shpejt”, tha Rama.
Kryeministri nuk i ka kursyer edhe batutat.
Rama: Si shpjegohet që në këtë zonë gocat janë më të gjata se çunat?
Ahmetaj: Uji, deti, ajri
Rama: Pse rriten rriten vetëm gocat dhe jo çunat
Për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm.
Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?
Mësuesja tregon nga drejtoresha
Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf
Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa
Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje
Drejtoresha: Nuk ka problem
Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej