Njihuni me inovacionin e ri/Trenat me ujë do jenë e ardhmja e udhëtimit

Trenat që do funksionojnë me anë të hidrogjenit mund të bëhen realitet në Britaninë e madhe në fillim të viteve 2020. Kjo gjë bazohet tek njoftimi i Sekretarit të Transportit, Chris Grayling.

Këto lloj trenash janë parë si alternative më e pastër, por më e kushtueshme se trenat me naftë pasi furnizohen me ujë të pastër.

Korrespondenti i BBC-së në Gjermani ka raportuar se trenat e hidrogjenit kanë filluar të përgatiten për tu vënë në përdorim.

Trenat me hidrogjen janë krijuar për të udhëtuar në zona ku nuk mund të kalojnë trenat elektrikë. Mendohet se kjo risi do të ndihmojë në uljen e ndotjes së ambientit.

Loading...