Theu këmbën duke luajtur me qenin, Biden ecën me këpucën e veçantë

Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Joe Biden pësoi një incident pak ditë më parë, ku teksa ishte duke luajtur me qenin theu këmbën në pjesën e kaviljes.

Tani Biden është detyruar të lëvizë e të kryejë detyrat e tij me një këpucë mjekësore. I pyetur nga gazetarët për gjendjen e tij, Biden tha se ndihej më mirë, 4 ditë pas incidentit.
Mjeku i tij u shpreh se grafia e parë nuk ka treguar ndonjë frakturë të dëmshme, por më vonë ekzaminimet e tjera zbuluan se ai kishte disa dëmtime në këmbën e djathtë.
Gjithashtu mjeku ka thënë se i ka sugjeruar Joe Biden që të lëvizë me këpucën mjekësore për disa ditë.

Loading...