E rëndë në Gjirokastër, 55-vjeçari vetëvaret me litar, i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen “11 Janari”.
Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se 55-vjeçari kishte një lavazh në pronësi te tij dhe ne të njëjtin vend kishte edhe shtëpinë.
Mësohet se ai është vetëvarur në momentin që djali i tij punonte në lavazh, ndërsa bashkëshortja kishte dale në treg për të shitur. Ngelen mister rrethanat që e çuan në këtë veprim 55-vjeçarin e ndjerë.

Loading...