Prej vitesh nuk e ushtron më sportin e basketbollit, por duket se kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka humbur “reflekset”.
Ditën e sotme teksa vizitoi shkollën e rindërtuar “Ramazan Subashi” në Marikaj, Rama pa nga afër ambientet e kësaj palestre.
Ai shënoi dy kosha bashkë me ministrat Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj, të cilët nuk i shpëtuan sfidës së kryeministrit.
Arben Ahmetaj: Palestra ka qenë sfidë inxhinierike. Ka filluar në qershor dhe parashikohej të përfundonte në 9 dhjetor por ka kaluar përtej afatit.
Edi Rama: Spiropali hajde gjuaje një top
Elisa Spiropali: Unë?! Unë jam volejbolliste (qesh).
Loading...