Testi i shpejtë/ Silva Bino: Ka efikasitet gati 100%, kryhet brenda 5 ditëve të para të infektimit

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh sot testi i shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese.
Ajo ç’ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale.
Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA”, tha Bino.

Loading...