Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për vepra të ndryshme penale.
Është arrestuar I. B., 24 vjeç, banues në Grabjan, Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, G. M., 26 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Kurse L. B., 48 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rendë me dashje”, shtetasin I. B., 24 vjeç, banues në Grabjan, Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin G. M., 26 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 48 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.