Vitore Tusha mbetet jashtë KED, kush janë anëtarët e rinj që dolën nga shorti i hedhur në Presidencë

Është hedhur në ambientet e presidencës shorti për anëtarët e rinj të KED, që vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë.

Mes emrave që janë përzgjedhur nga Gjykata Kushtetuese janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese Fjona Papajorgji. Jashtë KED mbetet ndërkohë Vitore Tusha e cila nuk u përzgjodh nga shorti i hedhur.
Nga Gjykata e Lartë janë përzgjedhur anëtarë të KED: Ervin Pupe, anëtar zëvendësues Ilir Panda.
Nga Prokuroria e Përgjithshme anëtar i KED nga goglat u përzgjodh Adnan Xholi, ndërkohë që anëtar zëvendësues u zgjodh Kujtim Luli.

Loading...