Në hotel me vajzën e re, vdes gjatë aktit 60-vjeçari, atak në zëmër

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në një motel pranë Gjakovës.

I moshuari ka humbur jetën si pasojë e atakut kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje.
Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.
21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i moshuari është pa shenja jete.

Sipas mjekut, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Komunikata policore:
“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se një i moshuar mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar humbjen e tij. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Loading...