Namik Dokle për ndarjen nga jeta të Marko Bellos: Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde

Për ndarjen nga jeta të Marko Bellos ka reaguar dhe ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle. Përmes një statusi në Facebook ai i shpreh ngushëllime familjes teksa shkruan se ende pa mbushur 60 vjeç e mori COVIDkolera.

“Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi…” shkruan Dokle.

Loading...