Shteti i dytë ne botë pas SHBA, Kina vendos flamurin e saj në Hënë

Kina është bërë shteti i dytë pas SHBA që vendos flamurin e saj në Hënë.

Anija kozmike Chang’e mbërriti sot në Hënë dhe vetë autoritetet kineze kanë publikuar pamje nga flamuri i kuq me 5 Yje që është vendosur tashmë në satelitin natyral të Tokës.
Tashmë Kina është futur në histori pasi 50 vite pasi SHBA me Apollo 11 vendosi në vitin 1969 flamurin e parë, teksa edhe misione të tjera mundësuan vendosjen e flamurit plot 5 herë.
Madje në 2012 rezultonte se flamujt amerikanë të vendosur dekada më parë nga astronautët amerikanë ishin ende aty.

Loading...