Rama batuta me Pjerin Ndreun: S’ka top basketbolli, ti vetëm bilbil ke

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Lesh Nik Daka’’ në Lezhë që do të presë 535 nxënës.

Ndryshe nga inspektimet e tjera, Rama në këtë shkollë nuk ka mundur të vijojë traditën e koshave të basketbollit pasi nuk kishte top.
Për këtë fakt ai ka bërë një batutë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke i thënë se ‘’O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti se i bie borisë’’.
Kjo ka shkaktuar të qeshura mes njerëzve që e shoqërinin Ramën, një prej të cilëve Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

BISEDA NË LEZHË

EDI RAMA: Palestra është në krahun tjetër?

ARBEN AHMETAJ: Po por s’ka top basketbolli prandaj

EDI RAMA: S’ka problem. O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti

Loading...