Një 15-vjeçar në Çeki ka rënë nga kati i 19 i një ndërtese dhe… ka shpëtuar.
Sipas mediave të huaja djali u shtrua në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesën e legenit.
Një zëdhënës i policisë i tha AFP se u njoftuan se një djalë kishte rënë nga kati i 19 i një ndërtese. Ai ra në çatinë e hyrjes së ndërtesës duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Sipas shërbimit të ndihmës së parë në Pragë djali po trajtohet në koma artificiale për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Pragës po heton tashmë rrethanat e plota të aksidentit.
Loading...