Efektivi i FNSH-së u nxor në pritë! Familjarët: U telefonua nga dikush

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela në Lezhë.

Efektivi i FNSH është nxjerrë në pritë për t’u ekzekutuar, pasi familjarët e tij shprehen se ai është marrë në telefon nga dikush dhe më pas është nisur drejt Lezhës.
Sipas burimeve bëhet me dije se drejt të riut është qëlluar me 3 plumba të llojit pistoletë, ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit.
Xhulio Prela 26-vjeç , u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor, Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.

Loading...