Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Sh., banues në fshatin Libofshë të Fierit. I riu u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij. Po ashtu mësohet se ai do t’i transportonte nga Korça, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.