Një pjesë e studentëve që protestojnë janë sot në emisionin “Opinion” kanë folur për arsyet se përse kanë nisur reagimin në shesh.
Gjatë emisionit, Kryeministri Edi Rama ka tentuar të hyjë në lidhje direkt me emisionin duke kërkuar të negociojë.
Por në mënyrë të prerë, studentët kanë kërkuar që kryeministri mos të ketë asnjë komunikim. Studentët deklaruan se nëse kreu i qeverisë do të shfaqej live, ata do të largoheshin.
Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu u shpreh se nuk do të kishte lidhje direkte me kryeministrin.
Loading...