Dëbora e parë ka zbardhur Llogaranë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se reshjet e borës kanë shtruar të gjithë zonën malore në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Por me gjithë reshjet, kontraktori ka bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës dhe rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.
Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve, që kalojnë Llogaranë, duhet të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me goma dimërore.
Loading...