Një mësuese nga New Jersey u pushua nga puna pasi iu tha nxënësve se babgjyshi nuk ekziston.
Fëmijët nisën të qajnë pas fjalëve të saj dhe Myra Sansone–Aboyoun, nëna e një prej vajzave në klasë, tha se mezi kishte qetësuar të bijën për orë të tëra pas shkollës.
Ajo u shpreh:
“E gjithë situata më lëndoi shumë. Vajza ime beson në babagjysh dhe adhuron Krishtlindjet, dhe gjithë atë që i sjellë koha e festimeve”
Nëna të tjera të fëmijëve të klasës krijuan një platformë në Facebook për të shprehur mendimet e tyre.
Drejtori i shkollës fillore më vonë iu kërkoi falje prindërve përmes një letre ku edhe konfirmoi largimin e mësueses nga puna.
Drejtori njoftoi:
“Edhe unë jam baba i tre fëmijëve dhe e di që kjo është një temë e ndjeshme. Shpresoj që fëmijët tuaj ta harrojnë së shpejti këtë incident dhe të vazhdojnë të gëzojnë festimet”