Humb jetën shoferi i ambulancës në Berat, familjarët dyshojnë për Covid-19

Një shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme.

60-vjeçari Shkëlqim Metolli është gjetur pa jetë në banesë nga të afërmit e tij. Mësohet se Metolli kishte disa ditë që ndodhej me raport në shtëpi,për shkak se ishte i sëmurë.
Ai kishte shfaqur shenja të dukshme të Covid-19 dhe për shkak se jetonte i vetëm, familjarët i kishin kërkuar të bënte tamponin por nuk kishte pranuar.
Disa ditë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, të cilën po e trajtonte në shtëpi me medikamente, Metolli ka pësuar një arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen.

Loading...