Merkel: Masa të reja para Krishtlindjeve

Në dritën e numrit të lartë të infeksioneve të reja nga Covid-19, kancelarja Angela Merkel kërkon shtimin e masave të reja antiCovid-19, madje edhe para Krishtlindjeve.

Kancelarja bëri deklaratën në një takimi virtual me grupin parlamentar të CDU-së.
”Masat e qeverisë gjermane për të frenuar pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme për shkak të një shkalle vazhdimisht të lartë të infeksioneve të reja, deklaroi dy ditë më parë ministri gjerman i Ekonomisë”, Peter Altmaier.
Altmaier theksoi se ”konsultime shumë intensive do të duhet të kryhen në ditët dhe javët e ardhshme për të përcaktuar nëse do të nevojiten masa shtesë, përveç bllokimit aktual të pjesshëm dhe kufizimeve të kontaktit të vendosura në fillim të nëntorit”.

Loading...