Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vlora ka kërkuar nga Vlora dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë që shumë të rinj dhe anëtarë të shoqërisë civile po protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë, në një demostratë të dhunshme, Basha është shprehur se më e pakta që Rama mund të bëjë është shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar.
Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.
Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai.
E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha.