Nje grup protestuesish marshoi pas ores 22.00 nga kryeministria drejt vendit ku u vra Klodian Rasha tri net me pare.
Marshimi i protestuesve mbrëmjen e sotme u mbyll në hyrje te shtëpisë se të ndjerit, Klodian Rasha.
Ne respekt te qytetareve te mbledhur aty foli babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, Qazim Rasha.
“Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton.
Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai.
I pyetur nese familja e te riut ka pasur kontakt me familjen e policit, ai tha se “as nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di”. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as nga shteti.
Babai i Klodianit dha edhe nje mesazh për vajzën që pretendoi se ishte motra e te riut.
“Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”, tha ai.