Ditën e sotme në qytetin e Korçës ka shpërthyer protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët e qytetit, nërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë, ku një efektiv ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë mes protestuesve është edhe një grua e cila mban në duar foton e Klodian Rashës, ndërsa falenderon edhe reperin Stresin që qëndroi në krye të protestuesve ditën e djeshme.
“O Stresi t’u bëftë nëna që ngritje tërë këtë thirrje”, dëgjohet të thotë gruaja, ndërkohë që edhe në Tiranë ditën e sotme në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë.
Loading...