Policia ka sqaruar të shtënat me armë zjarri në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.
Sipas polcisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” ku dyshohet se është qëlluar pas një konflikti të çastit me armë zjarri.
Mësohet se disa persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...