Në momentin që përpara Kryeministrisë po zhvillohej protesta e tretë, kreu i qeverisë Edi Rama me drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu në krah vizitoi efektivët e lënduar nga tubimet e dy netëve më parë.
E ndërsa akuzoi opozitën dhe presidentin për nxitje të protestave, Edi Rama kishte një koment për tubimin.
“Kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë me demokracinë e qytetarisë shqiptare. Cfarë drejtësie kërkojnë këta? Të hurit dhe litarit” tha Rama.
Loading...