Kryeministri Edi Rama në Twitter reagon pas demostratës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës.
Rama bën fajtor për dhunën në protestë kreun e Pd-së, Luzlim Basha, Sali Berishën, Presidentin Meta dhe Monika Kryemadhin.
Ai përsërit thirrjen e policisë për prindërit që të mbajnë larg protestës minorenët.
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit
Saliut IIlirit Monikës!
Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..
Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!
Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”