Lleshaj: Në protestë ka njerëz të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur dhë të droguar

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka deklaruar se në bulevarde e pika të ndryshme të Tiranës ku mblidhen protestuesit prej katër ditësh, ka njerëz të droguar.

Në një lidhje me Skype në “Java në RTSH”, Lleshaj, i pyetur për informacionet që qarkullojnë se në Tiranë është dhënë urdhër për sulme të rënda, tha se është gjë që mund të ndodhë.
Ministri shtoi se në shesh ka njerëz të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur dhë të druguar në disa raste.
“Dëme te pjesshme mund të bëjë kushdo. Çdo i çmendur. Por asnjë rrezik nuk ekziston dhe nuk mund te ekzistojë në kuptimin e sigurisë së përgjithshme të vendit.

Sigurisht ka disa persona të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur apo të droguar në disa raste. Një pjesë e protestuesve është e paguar nga ata që kanë interes për të kthyer në kauzë politike një mort tragjik.

Por sfera e dëmit apo ndikimit të tyre do të jetë në kufijtë e të kontrollueshmes. Sepse qytetarët respektojnë parimet e bashkëjetesës dhe ligjet dhe distancohen nga aktet e tilla,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

Loading...