Florian Marku u ndal na barazim 76-76 me Jamie Stewart, një rezultat i kontestuar nga boksieri shqiptar.
Në fakt edhe tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale, sikurse bëri edhe Marku direkt në ring teksa fliste për DAZN.
Boksieri nuk është ndalur me kaq, madje ka arritur deri aty sa fajëson arbitrin se vendosi në dëm të tij për faktin se nuk e pëlqen dhe se është shqiptar.
“Çfarë mendon? Si ishte dueli?”, shprehet Marku në intervistën për iFL TV pas ndeshjes, ndërkohë që gazetari jep mendimin e tij.
“Mendoj se nuk bëre mjaftueshëm ta fitoje duelin, ky është mendimi im i sinqertë”, u shpreh ai dhe më pas 28-vjeçari foli hapur.
“Ju mendoni se nuk bëra shumë për ta fituar ndeshjen? E godita atë pastër në kokë, por më thoni përveç një rasti që ai më goditi në kokë? Çfarë goditje mora unë në kokë, të pastër? Kishte shumë goditje kjo ndeshje. Ju e njihni boksin, a është ky boks?
Po e godisja atë në çdo raund, po lëvizja dhe ai nuk po më goditje. Po më gjuante vetëm në doreza.
Nuk e di… Jam shumë i zhgënjyer me këtë arbitër, me gjykimin dhe gjithçka. E di pse ai e dha barazim, sepse jam nga Shqipëria. Kjo është e gjitha.
Arbitri nuk ishte në krahun tim. Ai nuk ma dha ndeshjen vetëm pse nuk më pëlqente mua. Njerëzit që e kanë parë ndeshjen do të kenë të njëjtin menduam me mua.
A do ketë ndeshje tjetër? A patë ndonjë ndeshje të mirë nga Jamie Stewart? Si mund t’i jap atij një ‘rematch’? Nuk më intereson shumë, unë e fitova këtë ndeshje.
E di që jam fitues 100 për qind. Vetëm një raund mund të ketë fituar ai. Ai thjesht më ka goditur në duar, nuk më ka dhënë asnjë goditje të pastër. Kushdo e ka parë ndeshjen e di kush është fituesi.
Nuk ishte paraqitja ime më e mirë, por edhe në ditën time më të keqe jam më i mirë se Jamie Stewart.
Urime atij, mori shumë goditje por nuk u rrëzua. Fansat nuk janë budallenj, është një turp për këtë arbitër”, u shpreh Marku.