Trendi i jetëgjatësisë vazhdon të rritet: në 2019-tën, njerëzit rezulton të jetojnë 6 vjet më shumë sesa në vitin 2000, thotë OBSH.
Mesatarja globale e jetëgjatësisë vitin e kaluar ishte 73 vjec, ndërsa përpara dy dekadash, 67. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet jo të transmetueshme duke nisur nga iktusi cerebral e deri tek tumoret, apo demenca dhe diabeti, përfaqësojnë 7 nga 10 arsyet kryesore të vdekjeve. Sipas rezultateve të raportit të OBSH-së mbi shëndetin nëpër botë, në periudhën kohore nga vitet 2000 deri në 2019-tën, kanë dalë nga lista e trishtë e klasifikimeve disa shkaqe kryesore vdekshmërie si SIDA e tuberkulozi.
Sëmundjet që mbeten vrasësi numër një sakaq janë ato kardiake. Përgjatë 19 viteve, rezulton që sëmundjet kardiake të jenë katërfishuar. Në listën e 10 shkaqeve kryesore të vdekshmërisë ka hyrë Alzheimeri dhe forma të tjerë të demencës. Vdekjet për shkak të diabetit gjithashtu janë rritur me 70% në nivel global, sidomos tek meshkujt. Të dhëna të tillë na kujtojnë se duhet t`i intensifikojmë përpjekjet për diagnostikimin dhe trajtimin e shpejtë të sëmundjeve jo të transmetueshme, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili shton se po kështu duhet përmirësuar në mënyrë drastike asistenca sanitare në një nivel të barabartë.