‘Shqipëria skuadër e dobët’, De Biasi sqaron deklaratën

Gianni De Biasi la Shqipërinë dhe më pas kaloi vetëm dy muaj te Alaves, për të ndenjur më pas rreth tre vite pa një skuadër. Para disa muajsh ai u vendos në krye të kombëtares së Azerbajxhanit.

Në këtë eksperiencë të re De Biasi ka hasur vështirësi, teksa para disa kohësh ai i motivonte lojtarët e tij me këto fjalë: “U kam thënë lojtarëve edhe se jam kualifikuar në Kampionatin Europian me një skuadër më të dobët se ata. Duhet të besojmë në aftësitë tona”.
Pas kësaj deklarate ai hasi në polemika të tifozëve kuqezi dhe prishi disi atë imazh pozitiv që kishte krijuar në vendin tonë.
Mbrëmë ish-trajneri i kombëtares foli për Superpsort dhe sqaroi atë fjalim të atëhershëm. De Biasi tregon se ajo deklaratë ishte për Shqipërinë në fillimet e tij.

“U kthye në mediatike dhe u ndërrua. Kam thënë që kur kemi filluar aventurën në Gjeorgji, skuadra që kisha marrë në dorë… Sigurisht e përmirësuam, morëm lojtarë që luanin jashtë.

Ndërsa unë këtu kam lojtarë që luajnë në kampionatin e Azerbajxhanit dhe nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare”, u shpreh De Biasi.

Loading...