Unë halabak? Budina i përgjigjet Ramës: Nuk i kam thonjtë e paprerë, s`vij nga urat e Parisit

Aktori dhe regjisori Robert Budina mbajti një fjalim të fortë para mediave, gjate protestes se 5 per vrasjen e Klodian Rashes.
Duke iu referuar termit “halabakë” që kryeministri Edi Rama për protestuesit, Budina u shpreh se, “jam një halabak që nuk i kam thonjtë e paprerë, siç e shikoni, nuk më kanë marrë nga urat e Parisit dhe të më sjellin këtu”.

Më tej, ai shtoi se kjo çfarë po ndodh në Shqipëri është një ndërthurje mes mafias dhe pushtetit.
Të gjithë ata nuk janë veç militantë, por janë për mendimin tim forca të errët mafioze që ju ikin interesat ekonomike që kanë. Dhe prandaj them që duhet të jemi përherë të gatshëm për t’u ngritur dhe për t’ua përplasur në fytyrë”, u shpreh Budina.

Robert Budina: Shikoni te Partia Socialiste sesa forca policie ka për të ruajtur simbolin e Rilindjes jo të PS. E ruajnë nga ne ‘halabakët’. Nga unë, p.sh, e thashë edhe mbrëmë që jam një halabak që nuk i kam thonjtë e paprerë, siç e shikoni, nuk më kanë marrë nga urat e Parisit dhe të më sjellin këtu.

Nuk më ka akuzuar njëri që kam vila në periferi të Tiranës, që kam vila në Amerikë, që kam 200 milionë euro. Këto janë gjera që kanë dalë në media.

Unë halabaku që jap urdhër të masakrohen njerëzit me gaz lotsjellës, të masakrohen njerëz, të vriten fëmijët, të keqtrajtohen fëmijët dhe të hidhen fëmijët nëpër burgje, ashtu e tha avokati i popullit që i keqtrajtojnë.

Këta nuk e mbajnë veten për halabakë. Këta që vjedhin me miliona euro në të gjitha aferat e tyre korruptive. Unë i kam parë vetë me sytë e mi civilë të futur mes njerëzve që rrëzonin dhe shkatërronin. Plus që arrestojnë. Kjo është një ndërthurje e mafies me pushtetin. Të gjithë ata nuk janë veç militantë, por janë për mendimin tim forca të errët mafioze që ju ikin interesat ekonomike që kanë. Dhe prandaj them që duhet të jemi përherë të gatshëm për t’u ngritur dhe për t’ua përplasur në fytyrë.

Dua ti bëj një thirrje dhe opozitës këtu që të mos e flenë mendjen se në 25 do ta fitojnë lisho. Këta çdo gjë e kanë të organizuar, kanë mafien nga mbrapa, kanë policinë nga mbrapa. Dhe prandaj nuk lëshohet Ardi Veliu. Përgjegjësia duhet të jetë shumë e madhe sepse këta nuk njohin njerëzillëk.

Ne ua kemi thënë disa herë, protestuam në mënyrën me paqësore gati tre vjet te Teatri Kombëtar dhe këtyre nuk i hyri gjemb në këmbë, erdhën dhe e shembën Teatrin me njerëzit brenda. A e kuptoni se ç’kriminelë janë këta. Dhe tani kërkojnë qetësi, të ruajnë pronën publike.

Po Teatri nuk ishte pronë publike? Pyetini këta policët që janë mbrapa meje. A e marrin shpërblimin që kanë më tepër për orët e jashtëzakonshëm që bëjnë? Nuk marrin fare por janë të bindur sepse është buka e gojës.

Shumë prej tyre më kanë kapur, më kanë thënë vazhdoni, kemi respekt. Unë them që si qytetarë të gjithë duhet të ngrihemi. Duhet të ngrihen këta intelektualë që rrinë qosheve dhe presin që dikush t’ua rrëzojë këtë qeveri kriminale. Dhe drejtësia duhet të lëvizë.

Shoqëria shqiptare nëse do të ndryshojë duhet të ndërgjegjësohet për këtë krim të jashtëzakonshëm“.

Loading...