‘Stresi’ distancohet nga dhuna, kërkon falje publike për policët e lënduar në protestë

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është distancuar nga dhuna në protestën për vrasjen e Klodian Rashës pak ditë më parë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Labeli i tij muzikor, ka publikuar nje deklarate ku thuhet se reperi ka qenë organizator i protestës paqësore por për shkak të numrit të pjesëmarrësve situata është përkeqësuar.
Stresi ka kërkuar ndjesë publike ndaj policëve që mbetën të lënduar gjatë protestës. “Sa për info, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.
Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut.

Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë.”, thuhet në reagim.

Loading...