Protestat për Klodianin, Lleshaj: Fëmijët janë keqpërdorur, prokuroria duhet të hetojë

“Protestat e tanishme dhe përfshirja e fëmijëve në to duhet parë me shumë vëmendje nga prokuroria. Ky keqpërdorim i fëmijëve duhet të marrë fund.”.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’. Teksa u pyet në lidhje me akuzat që kryeministri Edi Rama ka lëshuar ndaj presidentit Ilir Meta, Lleshaj zgjodhi mos të japë asnjë koment për atë që e cilëson arsye etike.
“Përgjithësisht jam përmbajtur nga deklarimet lidhur me presidentin e republikës. Ndonëse ai nuk është përmbajtur deri në çastin e parë të nominimit tim.
Dua ta kursej përgjigjen, për arsye etike. Në respekt të kësaj kulture shtetërore po përmbahem. Aktivizimi i fëmijëve në këto protesta është episod i rrezikshëm.

Një plan është; kush e bëri drejtpërdrejtë. Prokuroria duhet të hetojë. Nëse ne arrijmë që të heqim këtë instancën e fundit të dinjitetit dhe të fusim fëmijët në protesta, i kemi vënë flakën këtij vendi.

Kush janë ata që e kanë iniciuar, ideuar, toleruar, kjo është çështje që duhet të analizohet në dy mënyra, në aspekt shoqëror dhe hetimor. Dëgjoj shumë që e nxisin këtë situatë me një papjekuri ekstreme.”, tha Lleshaj.

Loading...