Në 24 orët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri.
Gjatë kësaj periudhe kohe në Shqipëri kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.
Personat që hyjnë nga kjo pikë e kalimit kufitar lejohen të kalojnë kufirin si këmbësorë ndërkohë që po të njëjtat burime konfirmojnë që numri i hyrjeve pritet të rritet për shkak të festave të fundvitit.
Aktualisht kjo pikë po punon me 2 sportele dhe në 1 ditë lejohet kalimi i 700 personave.
Vendimi për kalimin e kufizuar nga kjo pikë kufitare do të qëndrojë në fuqi deri më 7 janar.
Loading...