Stresi kërkon falje: Ndjesë për policët e lënduar në protestë, nuk i kontrolloja dot 2 mijë veta

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, kërkon falje për dhunën që është përdorur ndaj policëve në protestën e 9 dhjetorit, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv.

Ndërsa pranoi se ishte një prej organizatorëve të ngjarjes, këngëtari iu uroi shërim të shpejtë disa efektivëve të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar.
“Sa për informacion, po Stresi ka qënë organizator i protestës për vrasjen e një të riut nga një punonjës shtetit. Por kur është organizuar protestë paqësore për drejtësi. Por shkaku që turma ka qënë e madhe dhe s’ka mundësi kush do që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta qetësinë në nivel të qetë por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njëriut. Ne si stafi i “BadBoysLabel” dhe Stresi iu kërkojmë falje dhe shërim disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë. Por në tani konfirmojnë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojmë dhe financiarisht apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiru në xhehnet vëllaun tonë, Klodianin”, shkruan Stresi në “Instagram”.

Loading...