Efektivi i policisë Fadil Allaraj, që u dëmtua në sy gjatë protestës në Tiranë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në sy në Turqi. Ai është nisur mbrëmjen e djeshme teksa ishte i shoqëruar në aeroport nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në Facebook disa foto të tij në aeroport.
Efektivi i policisë ishte i shoqëruar gjithashtu dhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të cilët e kanë përcjellë deri në aeroport.
Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin.
Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.
Përveçse rrezikon të humbasë njërin sy, efektivi është në gjendje të rënduar psikologjike prej situatës që ka kaluar.