Nuk ka prova të mjaftueshme se vitamina D mbron njerëzit nga koronavirusi – thotë një panel ekspertësh.
Sipas tyre, më shumë kërkime nevojiten. Por sidoqoftë, është e këshillueshme për të gjithë që të marrin këtë dimër një suplement ditor shtesë për t’i mbajtur kockat dhe muskujt të shëndetshëm. Në Britaninë e Madhe, vitamina D po ofrohet falas për personat më vulnerabël.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë kryer një rishikim të shpejtë të provave për lidhjen mes vitaminës D dhe Covid-19, pas një numri studimesh që kanë sugjeruar se ajo mund të luajë një rol në reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve respiratore. Sidoqoftë ekspertët thanë se nuk ka prova të mjaftueshme për ta rekomanduar vitaminën D për të parandaluar apo trajtuar sëmundjen.
Ekspertët e shëndetit që kanë studiuar provat, thanë se testime më cilësore nevojiten para se ata të mund të dalin në një konkluzion. Sidoqoftë, marrja e suplementeve të vaksinës D është veçanërisht e rëndësishme këtë dimër për shkak të pjesës së madhe të kohës që njerëzit kanë kaluar në shtëpi, në izolim apo duke u ruajtur nga koronavirusi. Kjo do të thotë se ata mund të mos marrin mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, që është një nga burimet kryesore të saj.
Vitamina D mund të sigurohet edhe nga disa ushqime si peshku dhe drithërat.