12 vjet burg për terrorizëm për adoleshentin

Një adoleshent australian u dënua me 12 vjet burg, pasi planifikoi një akt terrorist, raportojnë mediet australiane.

Australiani ka pranuar se ishte simpatizant i ISIS-it dhe në vitin 2016 kishte blerë disa armë të ftohta në një dyqan armësh ku i kishte thënë shitësit se i duheshin për gjueti.

Ai mohoi planifikimin e përdorimit të armëve në një sulm terrorist, duke kërkuar pafajësinë gjatë gjithë procesit dhe duke pretenduar interes për gjuetinë.

“I armatosur dhe i frymëzuar nga ISIS-i, djaloshi është angazhuar në aftësi reale për të provokuar anëtarët e komunitetit që të kenë frikë për jetën e tyre”, shtoi ai.

I riu kishte gjithashtu një shënim që premtonte besnikëri ndaj Shtetit Islamik./ atsh

Loading...