Nga Sejmen Gjokoli
NA IKE, FETI BRAHIMI
-Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi-
1.
Na ike, Feti Brahimi,
Penë lari, në Shushicë,
Avazi këngëve labe,
I Lapardhasë me dritë.
2.
Penë bukuri me çika,
Me lirikat si kurorë,
Me humorin që se ndaje,
Si në furkë, tjerrur hollë.
3.
Lezet i këngës së madhe,
Gjashtë zëra si vjolinë,
Derdhur fëshfërimë e barit,
Janin-o, o moj, Janinë.
4.
Pena buronjë të buroi,
Një jetë me vargjet-këngë,
Herë mjaltë e trëndelinë,
Herë hekur, nëpër dhëmbë.
5.
Herë dufe Labërie,
Herë derte, halle shumë,
Herë detit me maraze,
Herë natës së pa gjumë.
6.
Këndove lulet e malit,
Trëndelinat në korie,
Këndove për nënat labe,
Që lindën e rritën yje.
7.
Këndove bejkat e stanit,
Labëreshat lulezonja,
Ato që në këngë mbenë,
Gajtane shkruar me shkronja.
8.
Derdhe melodi e këngë,
Për marazet e çobanit,
Dhe vallen me fustanellë,
Në silah të xhamadanit.
9.
I këndove Labërisë,
Labërisë që deshe shumë,
Me vargjet si majë malesh,
Me këngët që rrodhën lumë.
10.
Me humorin që e kishe,
Si melhem plage në buzë,
Me vargjet që të buronin,
Ndezuar si eshka në shpuzë.
11.
Na ike, Feti Brahimi,
Zëbilbil i Labërisë,
Pas na le këngën e madhe,
Vargun dritë, të dritësisë.
Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi/ Nga Sejmen Gjokoli ‘Na ike, Feti Brahimi,Zëbilbil i Labërisë,Pas na le këngën e madhe,Vargun dritë, të dritësisë’
Loading...