Makina përplas për v dekje të moshuarin në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet që drejtohej nga P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar për vdekje S. G., rreth 75 vjeçe.

I moshuari ishte duke lëvizur në këmbë në momentin që është përplasur.
Njoftimi i policisë:

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...