Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli gjatë prezantimit të postit të ri që i ka besuar kryeministrin Rama, të cilin e falenderoi publikisht dhe theksoi se do të angazhohet maksimalisht në këtë detyrë.
Pa e nisur ende mirë punën, Çuçi theksoi se fjala e vetme që dëshiron të thojë sa i përket besimit të publikut është: “Në përfundim të mandatit tim, do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi Ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit”.
Bledi Çuçi: Në politikë është si në dramaturgji, që vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë në mënyrën se si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja nga skena e aktorit.
Kështu që, përvec shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e dhënë nga kryeministri dhe grupi parlamentar për të fituar besimin e publikut, do ju thoja vetëm një fjalë:
“Në përfundim të mandatit tim, do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi Ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit”, gjë që për fat të keq ka qenë dhe vijon të mbetet një perceptim megjithë përpjekjen shumë të madhe që bëri dhe Sandri për ta ndryshuar këtë mentalitet.
Besoj fort, madje jam i bindur se po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar, asnjë reformë, qoftë dhe në policinë e shtetit nuk do të ketë gravitetin e duhur, kështu që kjo është dëshira ime dhe një lloj premtimi dhe angazhimi. Faleminderit dhe një herë për besimin e angazhimin.